Bacca konfirmon transferimin te Milani

Sulmuesi i Sevillas, Carlos Bacca ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje për t’u transferuar te skuadra e Milanit.

Sport

29/06/2015 09:21

Carlos Bacca më në fund ka konfirmuar në mënyrë zyrtare se ka arritur marrëveshje për t’u transferuar te Milani.

“Është e vërtetë se ne kemi arritur marrëveshje me skuadrën e Milanit”, tha Baccapër DeportesEH.

“Ne kemi biseduar me ata, agjenti im ka arritur marrëveshje me Milanin, dhe kjo gjë është realitet”.

“Milani është 100% skuadra ime e re, edhe pse kontrata ende nuk është firmosur”, përfundoi Bacca.