Bacca gjen klubin e ri

Roma ka arritur marrëveshje me Sevillan për transferimin e sulmuesit, Carlos Bacca në Olimpico.

Sport

19/06/2015 11:39

Carlos Bacca është shumë afër Romës.

Drejtori sportiv i Giallorossrëve, Walter Sabatini ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e sulmuesit të Sevillas.

Sipas të përditshmes sportive italiane “Gazzetta dello Sport”, klubet kanë arritur marrëveshje me vlerë prej rreth 30 milionë euro.

Kurse, reprezentuesi kolumbian në Olimpico do të ketë pagë prej 3 milionë euro në sezon.