Baby G vjen në duet me Chris Brown?

Këngëtarja nga Kuksi Baby G, dje u bë kryetemë e mediave rozë.

ShowBiz

01/06/2018 15:18

Rrahja brutale nga mikja e saj Bleta Gashi bëri bujë të madhe në shtypin rozë teksa më pas vazhduan polemikat me njëra-tjetrën përmes rrjeteve sociale, shkruan lajmi net.

Pasi kaloi gjithë incidentin, Gordana Kingji ka paralajmëruar se i është rikthyer projekteve muzikore dhe që ka një befasi për fansat.

Përmes një postimi që ka ndarë me ndjekësit në Instagram, ajo zbulon se vjen në bashkëpunim me këngëtarin e njohur, Chris Brown.

“Unë e dua punën që bëj, i dua të gjithë ata që më përkrahin dhe dua të bëj krenarë Kosovën dhe Shqipërinë. Megjithatë, kush është gati për një këngë, BabyG me Chris Brown”, ka shkruar këngëtarja.

“Mos u nal”, mbetet projekti i fundit i Gordanës i cili ka marrë afro 7 milion klikime në kanalin zyrtar Youtube. /Lajmi.net/