Baby G në shoqërinë e këtij reperi në klubet e Tiranës

Është emër shumë i lakuar në titujt rozë.

ShowBiz

05/08/2018 10:42

Gordana Kingji e njohur në publik si Baby G së fundi ka udhëtuar për vizitë në Tiranë, shkruan lajmi.net.

Nga atje, këngëtarja ka publikuar vazhdimisht imazhe të reja, me të cilat tregon se po shijon në maksimum qëndrimin në kryeqytetin shqiptar.

Mbrëmjen e kaluar, ajo ka postuar një video ku shfaqet në shoqëri të Stresit dhe të fejuarës së tij, Kejsit.

Këngëtarja po kënaqej në shoqërinë e çiftit, ndërsa pamjet i ndau me ndjekësit në Instagram. /Lajmi.net/