“Babalja”: Kam aplikuar për azil në Kosovë, po më rrezikohet jeta në Shqipëri

Albert Veliu i njohur si “Babalja”, ka treguar se ka aplikuar për azil në Kosovë, pasi i rrezikohet jeta në Shqipëri.

Lajme

15/10/2018 21:43

“Babalja”, ka thënë se si policia i ishte ofruar për mbrojtje, ndonëse emri i tij nuk ishte publikuar ende, pas transmetimit të audio-përgjimit me Agron Xhafajn.

“Shkon shefi i krimeve të Vlorës dhe i kërkon djalit tim, numrin tim të telefonit. Më telefonoi dhe më tha se kishin urdhër të më merrnin në mbrojtje, ndërkohë që emri im nuk kishte dalë ende, pasi në audio-përgjim përdorej emri “Dëshmitari X”. Pra, pa dalë emri im asgjëkund, shteti më dërgon policinë të më mbrojë. Unë e refuzova dhe u thashë se nuk kam nevojë për mbrojtje, pasi nuk kam bërë asnjë gjë”, deklaroi Babalja për “Top Channel”.

Albert Veliu deklaroi se është i bindur se do të fitojë azilin politik në Kosovë, pasi kërkesa e tij është në përputhje me të gjitha konventat evropiane dhe mbi të gjitha, se kishte besim te shteti kosovar.