Babait në burg i mundësohet ta takojë vajzën për herë të parë, shikoni reagimin (Foto/Video)

Fëmijët që i kanë prindërit në burg, ka mundësi pesë herë më shumë që të kryejnë krime, dhe kjo ka një efekt drastik në jetën e tyre.

Lifestyle

04/04/2017 13:40

Scottie Barnes, është përfaqësuesi i një organizate “one day with God calls prisoners'” për fëmijët që janë viktimë e këtyre rasteve.

Organizata e tij i ndihmon fëmijët që të ndërtojnë marrëdhënie të mira me prindërit e tyre të burgosur duke organizuar takime në mes tyre.

Njërit nga të burgosurit, Johnny Williams, i është mundësuar të takohet me vajzën e tij Arkinya për herë të parë.

Prindërit e Arkinyas janë ndarë para se ajo të kishte lindur. Më vonë, Johnny është dërguar në burg me një dënim prej 23 vitesh. Nëna e Arkinyas, Chekesha Graham e ka ditur se ajo duhet të fillojë një proces të njohjes mes vajzës dhe babait, për një arsye shumë të mirë…

“Unë isha ndër të tillë fëmijë. Unë kam pasur turp t’ju tregoj njerëzve se babai im ka qenë në burg, kështu që e vendosa veten në këmbët e vajzës sime,” thotë Chekesha për ABC Lateline.

Chekesha vendosi që vajza e saj duhet t’i bashkohet programit dhe të paguajë qindra dollar në mënyrë që Arkinya të fluturojë në Michigan për të takuar Johnnyn, transmeton lajmi.net

Mendimet e sa të sinqerta u shpërblyen. Organizata vendosi që të rimbursojë nënën e vetme duke paguar çmimin e biletës.

Eventi kishte filluar me prindërit të cilët shkuan në në seminar në ditën e parë, pastaj në ditën e dytë, momenti i shumëpritur arrin, takimi me fëmijët dhe rrëmbimi i përqafimeve nga ta.

Dita ishte e mbushur me aktivitete dhe lojëra.

Prindërit dhe fëmijët kanë kënduar, vallëzuar së bashku, kanë krijuar mes vete momente intime, siç bëhen mes prindit dhe fëmijët, duke biseduar edhe për gjëra private.

Kjo gjë ka shkaktuar që pikëpamja ndaj jetës së këtyre prindërve të ndryshojë.

“Mua më ka munguar gjithçka. Ti ke lindur. Unë nuk isha aty për të përqafuar. Nuk isha aty për të parë hapat e tu të parë,” i thoshte Johnny vajzës së tij, Arkinyas.

Vetëm 20 burra nga 1,300 sa ishin në burg kanë pasur të drejtë të marrin pjesë. Për prindërit pjesëmarrës, kjo ka qenë një shansë i mirë për të qenë baballarë më të mirë për fëmijët e tyre, dhe për fëmijët një rrugë për t’u lidhur me ta në mënyrën e duhur.

Fjalët e dashura të Johnnyt për vajzën e tij tregojnë shpresë për ndryshim në të ardhmen. “Nuk isha pjesë e rritjes tënde, por unë nuk mund të pres të jem pjesë e arritjeve tua në të ardhmen.”

Shikoni videon për më shumë. /Lajmi.net/

YouTube player