Babai zbulon klubin e ri të Pogbas

Babai i Paul Pogbas ka pranuar se do të ishte interesant nëse djali i tij transferohet në Real Madrid.

Sport

02/07/2016 08:58

Paul Pogba mund të largohet nga Juventus duke nënshkruar me Real Madridin.

Mesfushori kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane.

Kurse, babai i tij, Fassou Antoine Pogba ka shtuar spekulimet rreth transferimit të mesfushorit në Santiago Bernabeu.

“Real Madrid do të ishte klub interesant”, deklaroi ai për ‘Cuatro’, përcjell “Lajmi.net”.

“Ne dëshirojmë që Pogba të luajë në një kampionat më të mirë. Por, ai do të vendosë se ku do të luajë dhe në cilin ekip”, u shpreh Fassou Antoine Pogba.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.