Babai vret vajzën e tij 13 vjeçare e më pas e djeg, arsyeja është e tmerrshme

Një baba nga India i ka zënë frymën vajzën së tij dhe i ka djegur asaj trupin në një “vrasje për nder” pasi vajza i kishte folur një djali që e njihte nga shkolla.

Bota

21/09/2017 09:44

Fillimisht u mendua se vajza kishte kryer vetëvrasje, mirëpo më pas u kuptua se në trupin e saj kishte shenja të dhunës.

Prindërit e adoleshentes e kishin kuptuar që disa herë që ajo po fliste me një djalë, ndërsa vajza tha se “ishte një bisedë krejtësisht e vogël”, mirëpo babai përfundoi në një sulm të tmerrshëm që i mori asaj jetën, raporton The Indepedent, përcjell Gazeta Metro.

Disa raportime thonë se babai i ka përplasur kokën vajzës për muri. Policia ka bërë të ditur se dy prindërit e kanë rrëfyer vrasjen si diçka që ndodhi “për shkak të zemërimit që sjelljet e vajzës do ta dëmtonin emrin e tyre në fshat”.

“Ata ishin shumë të shqetësuar kur e kuptuan se vajza nuk jeton më dhe se ata mund të arrestohen. Kështuqë, ata e morën trupin e adoleshentes, e dogjën dhe e paraqitën si vetëvrasje”, tregon një oficer nga policia.

Babai poashtu e kishte penguar vazhdimisht vajzën, tashmë të ndjerë, që të shikojë emisione televizive.