Babai i sulmuesit në Orlando- “Ishte thjesht një incident”

Omar Mateen është personi i cili kreu sulmin në një klub nate të homoseksualëve në Orlando të Floridës, ku la të vrarë 50 persona dhe 53 tjerë të plagosur.

Bota

13/06/2016 08:23

Babai i tij Seddique Mateen është i identifikuar nga policia si komentator politik  në një kanal satelitor me bazë në Kaliforni, i cili është kundër Pakistanit dhe presidentit afgan Ashraf Ghan, transmeton lajmi.net.

Por, në një intervistë ku ai është pyetur për sulmin nga biri i tij ai ka thënë se gjithçka ishte thjesht një incident.

“Ishte thjesht një incident, ai pa dy burra duke u puthur në prani të gruas dhe fëmijës së tij dhe kështu u zemërua”. /lajmi.net