Babai sulmon vajzën 7-javëshe, arsyeja shokon të gjithë

E rrahu egërsisht duke i shkaktuar vdekjen vajzës, e cila vetëm pak kohë kishte që kishte ardhur në jetë. 29-vjeçari Artem Eydelman, kishte mbetur vetëm me të bijën në shtëpinë e tyre në Florida, SHBA, pasi partnerja e tij Mariah Samon kishte ikur në punë.

Fun

04/12/2018 10:10

Vajza qante shumë dhe babai, duke mos ditur si ta qetësojë, teksa po i ndërronte pelenat, nisi që ta godasë pareshtur, deri sa ajo pushoi.

Por e mitura humbi ndjenjat dhe vdiq pak ditë më vonë. Pak pas dhunës së 19 nëntorit, ai lajmëroi ndihmën e shpejtë, duke thënë se e kishte vendosur të bijën të flinte dhe e gjeti pa ndjenja, kur shkoi që ta kontrollonte. Por ekzaminimet dhe ekspertiza në trupin e fsohnjës, zbuluan shenjat e dhunës.

Eydelman u arrestua pasi mjekët konstatuan një traumë të fortë në kokën e së miturës, gjë që kishte shkaktuar hemorragji. Mjekët bën të pamundurën për ta shpëtuar, por pas disa ditëve shtrimi në terapi intensive, ajo nuk ia doli.

I vënë nën pyetje intensive, 29-vjeçari u detyrua të pranojë se e kishte goditur të bijën, duke thënë se të qarat e saj ishin bërë të padurueshme, shkruan noa.al.

Duket se ai nuk ishte babai biologjik i vajzës, nënën e së cilës e kishte takuar kur ishte tre muajsh shtatzënë dhe kishte vendosur që ta rriste si vajzën e tij.