Babai projekton lojë për iPhone, për të rikrijuar vitet e të birit që i vdiq nga kanceri

Një baba 34 vjeçar ka projektuar një lojë për iPhone, e cila rikrijon vitet e të birit të tij, i cili vdiq nga kanceri në tru në moshën 5 vjeçare.

Lifestyle

09/10/2016 22:27

Loja ishte bërë shpejt hit për PC dhe Mac, ndërsa tani përdoruesit e iPhone do të mund ta luajnë këtë lojë për vetëm 4,99 dollarë.

Joel u diagnostifikua me tumor atipik Teratoid Rhabdoid (AT / RT) në moshën një vjeçare, por deri në moshën tre vjeç, nuk kishte asgjë të qartë në lidhje me shëndetin e tij, përcjell lajmi.net

Në vitet në vijim të diagnozës së tij ka pasur një kirurgji të trurit, gjashtë javë rrezatim, kimioterapi intensive dhe një zhvendosje për në San Francisko për ta trajtuar sëmundjen – por as kjo nuk i ndihmoi.

Prindërit e tij, mendojnë se loja është një burim, për prindërit e tjerë të pikëlluar.

Babai 34 vjeçar, tregon se ideja për ta projektuar këtë lojë i ka ardhur nga vuajtjet që kishte ai nga sëmundja e të birit./lajmi.net

2fd2834e00000578-3386141-joel_was_diagnosed_with_an_atypical_teratoid_rhabdoid_tumor_at_r-m-38_1452035835021 2fd2837b00000578-3386141-image-a-36_1452035191678 2fd2835700000578-3386141-image-a-34_1452035058840 2fd2837600000578-3386141-image-a-35_1452035161312 2fd2839000000578-3386141-the_video_game_is_a_memorial_for_ryan_green_s_son_joel_who_was_d-a-30_1452035021507 2811a36600000578-3057700-image-a-54_1430156467744 281152f400000578-3057700-image-a-42_1430156185278 2811530000000578-3057700-image-a-55_1430156472283