Babai i paralizuar realizon ëndrrën e tij (FOTO)
Një baba ka realizuar ëndrrën e tij duke shoqëruar vajzën e tij në altar. Çdo baba e ka një ëndërr të tillë por 55-vjeçari Chris Palmer, është i paralizuar nga mesi e poshtë.
Lifestyle
Edhe pse iu desh të merrte kredi, falë këmbëve biotike që kushtuan plot 90 mijë paund ai shoqëroi vajzën Heather drejt altarit ku lidhi kurorë me të fejuarin e saj Christopher Halls.
Chris përfundoi në karrocë me rrota pasi u prek nga kanceri në qershor të vitit 2012. Doktorët i thanë atij që nuk do të ecte më kurrë, por Chris ishte mës e i vendosur për të shoqëruar në altar vajzën e tij Heather, 28 vjeç dhe ia doli./shekulli