Babai me dy djemtë rrahin gratë e shtëpisë

Dhuna ndajë grave sa po vjen e po shtohet në Kosovë. Gjatë ditës së djeshme cak i dhunës në familje ishin tri gra në Prishtinë.

Lajme

17/08/2018 11:07

Polica e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptar (babai me dy djem) pasi që dyshohet kanë sulmuar fizikisht tri viktimat femra K/Shqiptare (nënën me dy vajza) bashkëshorten përkatësisht nënën e tyre, të cilave u kanë shkaktuar lëndime.

“Viktimave u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa tre të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajte”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Rasti është proceduar nga policia për “dhunë në familje”. /Lajmi.net/