Babai mbyll vajzën nëntë muajshe në makinë, vetëm për të hyrë në klub striptizi

Auwin Dargin, 24 vjeçar, u akuzua për abuzim ndaj foshnjës së tij nëntë muajshe, për arsye se la atë në makinë, ku temperatura ishte rreth 25 gradë celsius, vetëm për të hyrë në një striptiz-klub.

Bota

06/04/2016 13:41

Në një deklaratë, zyra e prokurorisë në Los Angeles tha: “Foshnja është gjetur e gjallë në makinë nga punonjësit e klubit dhe, një fqinj i cili e ka shpëtuar, më pas Dargin e kanë larguar me forcë nga klubi”, transmeton lajmi.net.

Sipas raportit të policisë, thuhet se kalimtarët e kanë dëgjuar foshnjën duke qarë dhe më pas i kanë thyer xhamin për ta shpëtuar dhe e kanë lajmëruar policinë.

Dargin nuk e ka pranuar fajin e tij për këtë akuzë të abuzimit të fëmijës së tij, me ç’rast ai mund të marrë deri gjashtë vjet burg.

Ai pritet të dalë në gjyq dhe të marrë dënimin e merituar. /lajmi.net

Synn Gentlemen's Club