Babai i Lorikut tregon sekretin e çiftit Cana

Babai i Lorik Canës, Agim Cana, ka zbuluar një sekret të gruas italiane të gjakovarit.

Sport

23/05/2016 09:53

Ai ka thënë që ajo i flet gjithmonë djalit (Boikenit) në gjuhën shqipe.

“Emrin Boiken iak a vendosur Loriku. Ai ka fat që ka një bashkëshorte shumë të mirë si ajo. Është italiane por është sikur të ishte shqiptare. Është kënaqësi të dëgjosh një italiane kur i flet fëmijës shqip”, deklaroi Agimi.

Çifti Cana jeton prej afro një viti në Francë, pas transferimit të kapitenit të Kombëtares te Nantes.