Babai ia djeg bimët e marijuanës, veprimi i të birit ju lë pa fjalë

Një djalosh në Australi ka thirrur policinë për të ankuar se babai i tij i kishte djegur bimët e mjellura të marijuanës.

Fun

25/06/2018 21:36

Policia kishte ardhur në shtëpinë e tyre, pasi djaloshi i zemëruar me babain e tij nuk kishte hezituar të tregonte se ka poseduar lëndë narkotike në mënyrë të paligjshme, përcjell lajmi.net

“Kjo e kishte nervozuar djaloshin, ai na ka thirrur dhe na ka treguar çdo gjë”, ka thënë një zyrtar policor.

Policia tha se problemet në mes të babait dhe djalit kishin lindur pasi ky i fundit, kishte bërë disa veprime që të atit nuk i kanë pëlqyer.

Babai i kishte djegur bimët e tij dhe djaloshi e kishte parë veprimin e tij si të gabuar, andaj e ka thirrur policinë.

Asnjë akuzë nuk është parashtruar ndaj djaloshit, pasi që të gjitha provat janë asgjësuar, sipas zyrtarëve policor.

“Askush nuk thërret në polici për të treguar se posedon marijuanë apo diçka të ngjashme, policia duhet të zbulojë”, kanë thënë policët të habitur me rastin./Lajmi.net/