Babai i tre fëmijëve i zhdukur prej 6 muajsh

Zhdukja e personave në Shqipëri është kthyer tashmë në një problem shumë të madh.

Lajme

07/10/2018 17:00

Një zonjë nga Bulqiza ka shkuar në polici dhe ka denoncuar bashkëshortin e saj i cili është zhdukur 6 muaj më parë, por policia jo vetëm që nuk e ka ndihmuar por i ka dhënë të firmosë edhe disa letra që nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen.

Denoncimi i zonjës është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha në rrjetin social Facebook.

Ky është postimi i plotë i Berishës:

Babai i tre fëmijëve i zhdukur prej 6 muajve, narkopolicia në gjumë!

Lexoni mesazhin e bashkeshortes se te zhdukurit. sb

“Jam nje qytetare e Bulqizes nuk kam kontakte me bashkeshortin e femijeve nga 6 muaj dhe skam len vend pa u ankuar

Policia e qytetit te Bulqizes me kan kthyer pergjigje negative dhe nuk me japun asnje arysetim perkundrazi me kan dhen dokumenta absolutisht tjera per te firmosur

Dhe un nga emocionimi edhe hallet e medhaja qe kam mbi supe sepse kam 3 femije edhe kam njerin femije me ftesi te kufiazuara skam asnje te ardhur familjare

Nuk kam asnje kontakt me bashkshortin tim babain e tre femijeve te cilet po i rris me teper pa buk”