Babai i tre fëmijëve brenda 12 javëve arriti që masën yndyrore ta shndërrojë në muskuj (Foto/Video)

Një baba i tre fëmijëve është dëshmi e gjallë se ju mund të transformoni trupin tuaj brenda 12 javëve, duke bërë ndryshime drastike në shëndetin tuaj por edhe në linjat trupore.

Lifestyle

16/05/2017 12:58

Ben Jackson 45-vjeç nga Warrington, ka hequr dorë nga pitet, birrat dhe ushqimet e yndyrshme, duke iu nënshtruar dietave strikte të cilat i kanë ndihmuar të zbresë nga pesha 86.5 në 79 kilogramë brenda pak ditëve dhe masën yndyrore ta shndërrojë në muskuj, transmeton Telegrafi.

Ben kishte ndjekur instruksionet e një nutricionisti i cili gjithashtu e ndihmoi të heqë dorë nga alkooli, duke e dërguar në një udhëtim në Jug të Francës për t’i arritur rezultatet e dëshiruara.

Për të arritur atë, ai ka ushtruar pesë herë në javë në palestër, ka hequr dorë nga pijet energjike dhe çokollatat, derisa konsumonte më shumë mish.

“Të gjithë mendojnë se moshën 45-vjeçe edhe e pamundur të arrihet një gjë e tillë, por mjafton vullneti dhe dëshira e madhe për këtë. Dhe unë jam dëshmia më e mirë për këtë”, ka deklaruar Ben i cili ka një trup muskulor që shumë vdesin ta kenë.