Babai i Smajlajt tregon çfarë i bën serbët në tribuna kur Izmiri bëri shqiponjën pas fitores

Ai moment rrëqethës dhe dramatik nuk do të fshihet kurrë në memorien e familjarëve të tij, të pranishëm në tribunën e “Kombank Arena”.

Sport

07/03/2017 16:58

Në një rrëfim për “Panorama Sport”, babai i kampionit të kontinentit, Muhamet Smajlaj, tregon për emocionet e përjetuara.

Mes të tjerash, ai zbulon se Izmiri ishte shumë pranë tërheqjes nga sporti, porse ishte ai që e bindi për të vazhduar karrierën sportive.

“Unë them se e meritoi, sepse ka bërë shumë sakrifica dhe me këto kushte që ka pasur me të vërtetë që e meritoi. E falënderoj Federatën, e cila e ka mbështetur dhe e ka dërguar edhe jashtë Shqipërisë për stërvitje, sepse stadiumet shqiptare kanë qenë në rikonstruksion. Atletika në Shqipëri nuk është një sport që ka fitime me të cilat mban familjen apo fitime të mëdha, përveç rasteve si ky rezultat që Izmiri mori në Kampionatin Europian. Kampion Shqipërie nuk është se të jep ndonjë gjë, them financiarisht”.

Si ishte të qëndronit mes tifozëve serbë në Beograd?

E lehtë nuk ishte, pasi biletat i kishim mes tifozëve serbë. Edhe vetë serbët kishin një atlet të tyre në finale dhe duartrokitja e tifozëve serbë e pengonte duartrokitjen për Izmirin. Në momentin kur ne duartrokitnim si familjarë, Izmiri nuk i dëgjonte, pasi ishte zhurmë e madhe.

Ishte një emocion më i madh që të ngrihej flamuri shqiptar në Beograd?

Patjetër që ishte një ndjenjë më e madhe dhe kishte diçka më shumë që na ngacmonte, sepse flamuri shqiptar u ngrit dy herë radhazi nga Izmiri në Beograd, fillimisht si kampion Ballkani dhe tani si kampion Europe. Besoj se ishte edhe fati me të, edhe Zoti, dhe puna e djersa e madhe nuk u shkuan dëm të gjithëve bashkë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6