Babai i lojtarit: Juventus një mundësi për De Ligt

Babai i Matthijs de Ligt konfirmon se Juventusi "mund të jetë një mundësi" për mbrojtësin e Ajaxit, por "ata nuk janë ekipi i vetëm".

Merkato

18/12/2018 14:44

Juventusi ëhstë i interesuar në Matthijs de Ligt, andaj ka gjasa të mëdha që ta transferoj.

Mbrojtësi holandez fitoi pak ditë më parë çmimin ‘Djaloshi i Artë’, ndërsa Tuttosport foli me babain e tij pas ceremonisë.

“Juventusi mund të jetë një mundësi, por ata nuk janë ekipi i vetëm i interesuar”, tha Frank de Ligt, përcjell “lajmi.net”.

“Tani ne jemi duke u fokusuar në këtë sezon me Ajax. Torino është një qytet i bukur, kam ardhur këtu për ndeshjen e Holandës edhe në qershor.

“Në muajt e ardhshëm unë, djali im dhe agjenti, Mino Raiola. do të marrin vendimin më të mirë për të ardhmen e tij”, ka shtuar më tej babai i mbrojtësit francez. /Lajmi.net/