Babai i Jamesit zbulon nëse mesfushori do të kthehet në Real Madrid

James ka lidhje të fuqishme me Real Madridin por planifikon ta respektojë marrëveshjen me Bayern Munichun.

Sport

14/07/2018 09:38

James Rodriguez nuk planifikon të rikthehet në Real Madrid, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Mesfushori kolumbian spekulohej se dëshiron të kthehet prapa në Santiago Bernabeu nga Bayern Munich, një vit para skadimit të periudhës së huazimit dyvjeçar te kampioni i Bundesligës.

Por, babai i tij, Juan Carlos ka paralajmëruar se James ka lidhje të fuqishme me Real Madridin por planifikon ta respektojë marrëveshjen me Bayern Munichun.

“James dhe Lopetegui kanë biseduar 15 ose 20 ditë më parë kur James ishte në Botëror”, deklaroi Juan Carlos për “Cadena Ser”, përcjell “lajmi.net”.

“James është i vendosur ta respektojë kontratën edhe pse të gjithë e dinë se Real Madridin e ka në zemër dhe i pëlqen stili i lojës së Lopeteguit”, u shpreh ai. /Lajmi.net/