Babai i Dua Lipës krenar me të bijën: E dija se kishe lindur për ta bërë këtë

Dua Lipa po vazhdon të numërojë suksese të reja në karrierë.

ShowBiz

07/12/2018 18:32

Dua Lipa është në mesin e shumë yjeve të njohur që u nominua sot në “Grammy Awards”, shkruan lajmi.net.

“Grammy Awards” njihet si njëra ndër ceremonitë më të rëndësishme që organizohet nga industria e muzikës, andaj lajmi për nominimin në dy kategori e bëri Duan të qajë me lot.

Babai i saj, Dukagjin Lipa, përmes një statusi në llogarinë e tij në Instagram, është shprehur i lumtur për arritjen e Duas.

“Dua Lipa duket e pavërtetë, por gjithmonë e dija se ti ke lindur për ta bërë këtë. Dy nominime Grammy, “Artistja e re më e mirë” dhe “Vallëzimi më i mirë në një këngë”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BrGAusyB3le/