Babai i Donnarummas ka një problem me Milanin – Lajmi.net
Babai i Donnarummas ka një problem me Milanin
Autori: Lajmi.net Serie ASport 11:46, 14 March 2018
Antonio e babai Alfonso e kanë interpretuar ardhjen e portierit të ri si një “ftesë” për të ndryshuar ambient.

Dueli” mes Milanit dhe familjes Donaruma ka hyrë në një tjetër kapitull. Me “aktorët” e zakonshëm përveç njërit: Raiolës. Të tjerët janë Gianluigi, Antonio, familja e tyre dhe drejtori sportiv kuqezi Mirabeli. Skena është hapur me vizitat mjekësore të Reinës, me shumë mundësi një lojtar i ri i Milanit.

Ndaj Gigio, Antonio e babai Alfonso e kanë interpretuar ardhjen e portierit të ri si një “ftesë” për të ndryshuar ambient. Kuqezinjtë do e mbanin me gjithë dëshirë Gianluigin, por, me shumë mundësi, jo me të njëjtën dëshirë Antonion dhe dy vëllezërit, me siguri, nuk do dëshironin të ndaheshin (jo, pasi i vogli i familjes këmbënguli për ardhjen e vëllait të madh). Njëkohësisht, është qartësuar edhe se një “yll” mund të largohet në rast se mungon Champions-i.

Në krahun tjetër, Milani ka këndvështrimin e tij: ende i paqartë mbi dëshirat e Xhixhos dhe menaxherit të tij, drejtuesit po marrin masat (me të drejtë) me një zëvendësues.

FLET GIGIO– Me transferimin e Pepe Reinës te Milani verën e ardhshme (spanjolli kreu edhe vizitat mjekësore ditën e hënë) e ardhmja e Xhixhos duket të jetë e shënuar, por e tashmja e sheh atë si protagonistin e Milanit, në garë të plotë për të rifituar një vend në Europën e madhe, Ligën e Kampionëve. Objektivi është bërë më real se kurrë që nga ardhja e Gatuzos në stolin kuqezi.

“Në Milano gjeta një familje, u ndjeva menjëherë si në shtëpi, – tha dje Donaruma Jr. për “Sky Sport”. – Tani po bëjmë mirë, kemi më shumë balancë, jemi më shumë grup dhe Gatuzo na jep një nxitje të madhe. Jemi më kompaktë dhe i përgatisim ndeshjet më mirë. Është një garë e bukur; përderisa jemi edhe ne aty, do vazhdojmë të besojmë: e kemi detyrë dhe ne do të përpiqemi deri në fund për të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve”.

Sipas portierit të talentuar, i kërkuar nga klubet elitare në Europë, Milani ka gjetur kohezionin e duhur: “Ne jemi një grup i mirë, plot energji, çka tregon se kishim dëshirë të madhe për të marrë një rezultat pozitiv dhe harruar ndeshjen e së enjtes kundër Arsenalit. Ia dolëm, tani shpresojmë për të ecur përpara, po ashtu”.

Tani për tani, Donaruma nuk mendon se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit: “Unë jam i qetë dhe i lumtur. Shikoj përpara i qetë”

REINA, I DYTË APO I TRETË? – Nuk dihet, ndërkaq, “grada” që Reina do marrë me transferimin në Milano: poshtë tij mendohet, megjithatë, se do jetë 19-vjeçari Plicari ose braziliani Gabriel.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO