Babai i dërgon gabimisht foto intime vajzës (FOTO)

“Dua të vdes” kështu shkroi vajza kur morri në telefonin e saj foto lakuriq të babait të saj nga banjo.

Bota

17/02/2016 09:32

Bababi në fakt kohët e fundit kishte filluar të përdor edhe “Snapchat-in” rrjet social që shihet qartë që nuk di ta përdorë. Ai bëri foto përderisa ishte duke u larë dhe i’a uroi Shën Valentinin gruas së tij, por që në fakt u ngatërrua dhe i’a dërgoi vajzës së tij 18 vjeçare, transmeton lajmi.net

Robyn Millen, nga Brighton, tha se “donte të vdiste” kur morri fotot nga babai i tij i zhveshur i cili me “emoji” kishte mbuluar organet gjenitale.

Ajo menjëherë pas marrjes së fotove i shkroi babait të saj një mesazh duke i thënë “Baba, Snapchati yt është shumë i papërshtatshëm”!

Megjithatë, edhe babai ishte ndjerë shumë në siklet pas këtij i incidenti duke u përpjekur t’i dërgonte foto gruas së tij.

Ai menjëherë i shkroi vajzës: “Më vjen keq, mendova që po i’a dërgoj vetëm mamit”, “Nuk e di se si funksionon.”

Ajo e informoi që fotot nuk i ka parë vetëm ajo, por ai i kishte postuar në “historinë” e tij që kuptohet që kanë qenë në dispozicion për tërë publikun e gjerë.

Megjithatë, ai vazhdon të shkruaj që incidenti nuk ishte asgjë, thjesht duken këmbët e tij dhe disa “emojis” dhe më pas shkruan edhe nëna e vajzës duke qeshur.

Robyn, atëherë informon prindërit e saj se foton e kishin parë më shumë se 1.5 milion njerëz, ndër ta edhe miq shumë të afërm./Lajmi.net