Babai i Aulon Zekës publikon foton e vrasësit të djalit, paralajmëron protestë

Babai i të ndjerit Aulon Zeka, Afrim Zeka, ka shpërndarë një fotografi të vrasësit të djalit të tij dhe ka shprehur mllefin me dënimin e vogël që ai mori.

Lajme

18/04/2018 09:44

Sipas tij, me këtë dënim kaq të vogël të miturit tjerë marrin kurajo për ta vrarë dikënd.

Ky është statusi që ka postuar Zeka:

Guxim Hadri quhet, ky është vrasësi i Aulon Zekës ky idiot ishte vetëm me Aulonin kur e kreu vrasjen mbrapa shkollës Model ku e qëlloj mbrapa shpine në mënyrën ma të ligë me 4 plumba pa kurfar kacafytje dhe u denua me 9 vite e 6 muaj burg !!! paramendoni o ju njerëz po edhe gjygjësija e kosovës jan njerëz a keni edhe ju fëmijë dhe a mendoni pak sa ka të mitur që marrin kurajo me e vra dikënd e mund të jetë pikërisht anëtar i familjes së juaj !!! dhe kta të mitur tash veq marrin kurajo kur e din qe vetem 10 vite mund të denohen nuk është ky ligj për shqipëtar jo por secila shpi i ka ligjet e veta e unë shyqyr Zotit e kam shpin timen,i falenderoj të gjith ata që ndan dhimbjen me ne e na përkrahin gjatë gjithë kohes e shifemi së shpejti me ankesën e radhës dhe me protesta.