Babai e mbyt vajzën dhe e varros në oborrin e shtëpisë

Një 29-vjeçare shqiptare në Korfuz të Greqisë është gjetur e pajetë pasi ishte shpallur e zhdukur.

Lajme

03/01/2019 09:30

Anxhelina Petro nga Berati kishte humbur kontaktet që prej pasdites së 2 Janarit. Pas disa orësh, trupi i shqiptares u gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë së saj në Korfuz. Për këtë ngjarje, policia greke ka arrestuar babain e vajzës, si autor të dyshuar të krimit të rëndë.

Mediat greke shkruajnë se 29-vjeçarja ka shenja goditjesh në trup. Pasi ishte dhunuar për vdekje, Anxhelina Petro ishte varrosur në kopshtin e shtëpisë. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se babai i vajzës ishte kundër lidhjes së saj me një djalë.

Ai e kishte dhunuar vajzën e tij duke e goditur me sende të forta dhe më pas e kishte varrosur në oborrin e shtëpisë. Babai i Anxhelina Petros, gjatë marrjes në pyetje, ka pranuar para hetuesve grekë autorësinë e krimit. Ai rrëfeu se ka vrarë vajzën e tij dhe më pas e kishte varrosur në pjesën e pasme të oborrit të shtëpisë ku banon./tvklan.al