Babai biologjik e ‘braktis’ në mes të rrugës, nusja mahnitet me atë që sheh (Foto/Video)

E gjithë jeta e saj ka qenë mes dy lidhjesh: nënës dhe dy baballarëve. Por ajo ishte e bekuar sepse të gjithë e donin vajzën e tyre. Pastaj, në ditën e dasmës, si çdo gjë tjetër, ishte e harmonizuar...

Lifestyle

15/04/2017 13:42

Brittany Peck ishte vetëm 6 vjeç kur prindërit e saj u divorcuan. Duke kaluar nëpër një traumë emocionale që në moshë të re, dhe më vonë derisa u përshtat me njerkun e saj, ka qenë periudhë e vështirë.

Është e natyrshme se babai dhe njerku i saj nuk kanë pasur marrëdhënie të mira mes vete, e shpesh kanë shprehur edhe jo tolerancë, transmeton lajmi.net

Por, të dy baballarët e saj, ai biologjiku Todd Bachman dhe njerku Todd Cendrosky, treguan dashurinë dhe kujdesin ndaj Brittanys në formën më të mirë.

Në ditën e martesës, me 26 shtator të vitit 2015, ajo ishte në dilemë: ishte një zgjedhje e vështirë për të, cili nga të dy baballarët do ta përcillte deri në altar.

Derisa po ecnin drejt altarit, babai i saj biologjik ndalon, dhe i thotë se do të kthehet për një minut.

Ai vrapoi tek njerku i vajzës së tij, e kapi nga krahu, pastaj të dy baballarët shkuan tek vajza. Ishte sikur ta dinte babai i saj se në ditën më të rëndësishme të vajzës, nuk mund të mos ia jepte nderin edhe njerkut që ta përcillte atë.

“Kur Todd Bachman kapi dorën e burrit tim, ishte shumë me vlerë për mua” ka thënë Candace Cendrosky, nëna e Brittany’s, për New York Times. “Ai ishte një moment i mrekullueshëm, magjik. Thellë në vete e ndjej se ai e ka bërë këtë për Brittany.”

Të gjithë u befasuan dhe u ndjenë të lumtur me sjelljen e Bachman. Më poshtë mund ta shihni videon. /Lajmi.net/

YouTube player

brit-6