Babai i Astritit: Ata që të bënë të vdesësh, deshën që vdekja jote të heshtet

Avni Dehari, babai i Astrit Deahrit, aktivistit të Vetëvendosjes i vdekur në burgun e Prizrenit të shtunën, ka thënë se ata që bënë që Astriti më të mos jetojë, deshën që vdekja e tij të heshtet.

Lajme

08/11/2016 12:15

Ai gjatë fjalimit të tij në ceremoninë komemorative për Astrit Deharin ka thënë se madhështia e tij shpërtheu grilat e burgut dhe u përhap në të gjitha viset shqiptare.

“Astrit, jemi të vetëdijshëm se ata që të bënë që të mos jesh fizikisht në mesin tonë deshën ta bëjnë vdekjen tënde të heshtur”

“Madhështia jote shpërtheu grilat e burgut u përhap në të gjithë Kosovën dhe viset shqiptare”.

“Je i bindur Astrit se drejtësia liria,  e plotë dhe vetëvendosja, ëndrra shekullore e popullit tonë janë të gjalla dhe do të vazhdojnë. Fli i qetë se të gjitha këto një ditë do të bëhen realitet”, ka thënë ai./ lajmi.net