Babai akuzohet se ka vrarë beben 8 muajshe

Babai i akuzuar për vdekjen e djalit të tij u dorëzua në polici të mërkurën në mëngjes.

Bota

26/05/2016 00:11

Diata R. Crockett, 34 vjeç kishte qenë në arrati që nga e marta pasdite, pasi gjatë një përleshje me gruan e tij u vra djali i tyre 8 muajsh, transmeton lajmi.net

Crockett nga policia është përshkruar si i armatosur dhe i rrezikshëm pasi regjistruan rastin dhe filluan kërkimet për të.

Avokati i tij ka thënë se Crockett është i shokuar dhe i shkatërruar për humbjen e djalit të tij.

Policia beson se vrasja është bërë aksidentalisht pasi Crockett tentoi që t’a vriste gruan e tij e cila po e mbante në krah djalin e tyre 8 muajsh.

Shefi i stacionit policor ka bërë të ditur se Crockett edhe më herët kishte bërë kërcënime për vetëvrasje dhe vrasjen e familjes së tij.

Çifti kanë 6 fëmijë, por avokati i Crockett është këmbngulës se ka diçka më shumë në gjithë këtë histori.

Crockett edhe më parë ka pasur një histori të gjatë penale sulm, vjedhje dhe posedim të droges./lajmi.net