“Babadimri” Ronaldo, dhurata për komplet ekipin (Foto)

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, u ka blerë nga një orë Bulgari me vlerë prej 8.200 euro, secilit prej bashkëlojtarëve të tij, si dhuratë për Vitin e Ri. 

Sport

12/12/2014 13:42

Skuadra e Real Madridit ka marrë dhuratat e Vitit të Ri nga ylli i saj më i madh, Cristiano Ronaldo. Reprezentuesi portugez u ka blerë nga një orë Bulgari me vlerë prej 8.200 euro.

Secili prej tyre e ka marrë dhuratën e Ronaldos, kurse ai që e publikoi i pari ishte mbrojtësi Alvaro Arbeloa.

“Shëtis në Almeria me këtë orë që kam marrë dhuratë nga Cristiano, me motive të La Decimas”, shkroi Arbeloa në rrjetet sociale.

Ronaldo konfirmoi afërsinë e tij me bashkëlojtarët derisa vazhdon të jetë futbollisti kryesor i Los Blancos, sërish finalist në garë për Topin e Artë.