Babadimresha Beyonce

Ky është sezoni i Beyonce. Vetëm një javë pasi i ‘shokoi’ fansat, duke e sjell albumin e ri në mënyrë sekrete, ylli i muzikës edhe një herë e bëri një lëvizje të papritur, kur u paraqit në Massachusetts Walmart të premten. 32 vjeçarja ua bëri befasi mysafirëve të Walmart në Tewksbury, Mass., njofton ekskluzivisht ‘Us…

ShowBiz

22/12/2013 07:00

Ky është sezoni i Beyonce. Vetëm një javë pasi i ‘shokoi’ fansat, duke e sjell albumin e ri në mënyrë sekrete, ylli i muzikës edhe një herë e bëri një lëvizje të papritur, kur u paraqit në Massachusetts Walmart të premten. 32 vjeçarja ua bëri befasi mysafirëve të Walmart në Tewksbury, Mass., njofton ekskluzivisht ‘Us Weekly’.

Bashkëshortja e reperit amerikan Jay Z, i befasoi të gjithë ata që gjendeshin në këtë qendër tregtare, duke i shpërblyer me një shoping kartelë, në vlerë prej 50 dollarë, si një dhuratë për festat e fundvitit.

Beyonce shpenzoi 37,500 dollarë, për 720 persona. Por, gjëja më e rëndësishme ishte se atyre iu dhurua edhe nga një CD të albumit të fundit të Beyonce.