‘Baba Stars’ më në fund mposhtin Unikkatilin për Këngën e Javës – Lajmi.net
‘Baba Stars’ më në fund mposhtin Unikkatilin për Këngën e Javës
Autori: Lajmi.net EntertainmentKënga e javës 18:38, 8 September 2015
S'jena mo
S'jena mo
'S'jena mo' arrin të ndërprejë dominimin e këngës 'Për qato' pas katër javësh.

Kënga ‘S’jena mo’ nga Majki dhe Geti kanë arritur të marrin më shumë vota këtë javë, për të ndërprerë dominimin e hitit ‘Për qato’ nga Unikkatil.

Pas tri javësh ‘luftë’ me numër gati të barabartë të votave, ‘S’jena mo’ nga Majki dhe Geti ka arritur të mbledhë më shumë vota, plot 2007, duke u shpallur kënga hit e kësaj jave, derisa ‘Për qato’ këtë javë ka marrë 1957.

Propozimi i kësaj jave, kënga ‘Nuk ta fal’ nga Shkumbin Ismajli dhe Poni ka arritur që me shumë sukses të pozicionohet në pozitën e tretë, ndërsa ‘Love me’ me vetëm tri vota diferencë ka mbetur në vendin e katërt.

‘Gangsta Love’ nga Çili dhe Noizy ka bërë që kënga hit ‘Shumë pis’ të hiqet për herë të parë nga top pesëshja e këngëve më të votuara, duka e lënë në pozitën e gjashtë ndërsa ata kanë marrë të pestën.

‘Premtimet’ dhe ‘Holla’ ndajnë pozitat shtatë dhe tetë derisa këtë javë eliminohen këngët ‘Hi Lumi’ nga Lumi B dhe ‘Ku po dalim’ nga Edita Sopjani.

  1. S’jena mo – Majk ft. Ghetto Geasy – +1
  2. Për qato – Unikkatil – -1
  3. Nuk ta fal – Shkumbin Ismajli ft. Poni – ER
  4. Love me – Elvana Gjata ft. Bruno – PN
  5. Gangsta Love – Çiljeta ft. Noizy – -2
  6. Shumë Pis – Era Istrefi ft. Ledri – -1
  7. Premtimet – Kida ft. Mozzik – -1
  8. Holla – Cozman ft. Tuna – PN
  9. Hi Lumi – Lumi B – -2
  10. Ku po dalim – Edita Sopjani – ER

PN: Pozitë e pandryshuar nga java paraprake
+: Kënga e pozicionuar më mirë se në javën paraprake
: Kënga e pozicionuar më keq se në javën paraprake
ER: Këngë e re në toplistë

*Për të parë të gjitha votat, klikoni këtu.

Fotolajm

Trudeau ndihmon një të ri me karrocë (Foto)
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bike Rivals
  • Play World Soccer Champion
  • Play Urban Basketball
  • Play Supercar Showdown