Aziliantja nga Arabia në Kanada ha për herë të parë mish derri, ja reagimi i saj

Adoleshenti saudit që ka marrë azil në Kanada është duke e shijuar proshutën e derrit për herë të parë dhe duke shkuar në Starbucks me këmbët e zhveshura.

Fun

17/01/2019 10:24

Rahaf Mohammed, e cila ka hequr dorë nga emri i saj Al-Qunun, pasi familja e saj e ka mohuar atë, mori vëmendjen globale javën e kaluar pasi ajo u barrikadua në një dhomë hoteli në aeroport në Bangkok, transmeton lajmi.net.

Vajza 18-vjeçare e bëri këtë në një përpjekje për të shmangur dërgimin në shtëpi të familjes së saj, duke thënë se ajo kishte frikë se do të vdiste. Familja e saj e ka mohuar abuzimin.

Të martën, ajo ndau një fotografi në Snapchat vaktin e mëngjesit të proshutës së stilit kanadez dhe vezëve të titulluar “Omsoni” me emoji të zemrës dhe flamurin kanadez.

Pak ditë më parë, e njëjta aziliante tregoi se kishte hequr dorë nga hixhabi dhe e cilësoi fenë islame si “anti-femërore”. /Lajmi.net/