Azet lanson këngën e re “S’kam kohë”

Reperi shqiptar i cili jeton dhe vepron në Gjermani ka publikuar projektin e ri muzikor.

ShowBiz

23/11/2018 08:01

Reperi nga Podujeva i njohur për publikun si Azet ka lansuar këngën e re në gjuhën shqipe, shkruan lajmi.net.

“S’kam kohë”, mban titullin projekti i ri i Azetiti i finalizuar edhe me videoklip, i cili vjen në bashkëpunim me Zuna.

Këngën tashmë mund ta gjeni në kanalin zyrtar, Youtube dhe në të gjitha platformat e tjera muzikore.

Nuk është hera e parë kur Azet sjell këngë në gjuhën shqipe, madje këtë verë ka qenë prezent në mbrëmje të ndryshme muzikore përreth trojeve shqiptare. /Lajmi.net/

YouTube player