Azet, i ftuar special në turneun e Nicki Minaj

Reperi shqiptar Azet po shënon suksese të njëpasnjëshme në karrierë.

ShowBiz

16/02/2019 17:45

Azet bashkë me reperin Zuna janë të ftuar special në turneun evropian të Nicki Minaj, shkruan lajmi.net.

Azet dhe Zuna do të këndojnë në disa koncerte që Nicki do t’i mbajë në vendet evopiane, përkatësisht në Gjermani.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Azet përmes rrjeteve sociale, i cili zbuloi edhe vendet ku mbahen koncertet e Nickit.

Për ndryshe, projekti i fundit nga Azet është “Hallo Hallo, në duet me reperin Zuna. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BtgzBufFdhG/