Azem Syla del para gjykatës

Ish-deputeti nga radhët e PDK-së, Azem Syla pritet që të dalë sot para gjyqit në rastin e njohur si “Toka”.

Lajme

24/01/2018 08:19

Në këtë rast ai dhe 21 persona të tjerë akuzohen për krim të organizuar në tjetërsim të tokave me pronësi shoqërore në Veternik e Llapnasellë, afër Prishtinës.

Mbajtja e seancë së kaluar kishte dështuar  pasi që trupi gjykues kishte qenë në përbërje jo të plotë.

Në dhjetor të vitit 2016, Azem Syla ishte deklaruar i pafajshëm.