Avrile Lavigne, më e rrezikshmja online

Këngëtarja Avril Lavigne është personi i famshëm më i rrezikshëm online, të paktën kjo del nga rezultatet e kërkimit se me çfarë faqesh të rezikshme përballen fansat.

Auto & Tek

20/09/2017 21:30

Pas saj renditen Bruno Mars, Celine Dion, Justin Bieber, Katy Perry e Beyonce.  Raporti për të 11-tin vit radhazi publikohet nga shoqëria e sigurisë informatike, McAfee.

“Në botën e sotme dixhitale duam albumet e fundit të suksesshëm, video, film apo diçka tjetër, në pajisjet tona. Shpesh kënaqim veten si fans pa menduar për sigurinë. Duhet të mësojmë të mendohemi një sekondë dhe të konsiderojmë risqet përkrah kërkimeve për gjërat që doni të shkarkoni”, thotë Gary Davis i McAfee. /Lajmi.net/