AVONET: Rekrutimi në baza politike në Komunën e Ferizajt

AVONET, për disa muaj në vazhdimësi është duke monitoruar rekrutimin e shërbyeseve civile në Komunën e Ferizajt, ku ky institucion rekruton persona në baza politike, nepotiste duke filluar nga anëtaret e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, familjarët e tyre.

Lajme

16/11/2018 16:39

Siç thuhet në njoftimin e AVONET, aanëtarja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt nga radhët e AAK-së Hatixhe Bungu Qerimi është shefe për buxhet dhe financa në QKMF me kontrate në vepër.

Kjo dukuri është duke i shkaktuar probleme serioze shoqërisë dhe duke humbur besimin e institucioneve tek qytetar, po ashtu po krijon imazh të keq tek autoritete ndërkombëtare, thuhet në njoftim, përcjell lajmi.net.

Po ashtu në njoftim thuhet se, AVONET konsideron se Hatixhe Bungu Qerimi me pozitë shefe për buxhet dhe financa është pozite udhëheqëse dhe kjo është në kundërshtim me ligjet sepse është konflikt interesi nga arsyeje se znj. Hatixhe është anëtare e Kuvendit të Komunës së Ferizajt.

Po ashtu në njoftim thuhet se, duke parë që Bungu Qerimi bie ndesh me ligjin për konflikt të interesit, AVONET kërkon nga Policia e Kosovës, Prokuroria dhe Agjencioni Antikorrupsion ta hetoj këtë rast.

AVONET kërkon që institucionet e vendit të marrin masa ndaj këtyre institucioneve që rekrutojnë në baza politike dhe nepotiste. /Lajmi.net/