Avonet: Mospjesëmarrja në seancën për “Bashkimin e Qytetit”, papërgjegjësi

Rrjeti i OJQ-ve AVONET shpreh shqetësimin për mos pjesëmarrjen në seancën e jashtëzakonshme për projektin “Bashkimi i Qytetit”.

Lajme

13/11/2018 14:04

Sipas tyre, kjo tregon se anëtaret e Kuvendit të Komunës së Ferizajt nuk janë të përgjegjshëm dhe llogaridhënës para qytetarëve si përfaqësues të qytetarëve.

Çdo projekt duhet të jetë i diskutueshëm para organeve vendimmarrëse dhe të jetë llogaridhënës para këtij organit. Mos pjesëmarrja e anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Ferizajt nga radha e PDK-së, AAK-së, AKR-së dhe Nisma Socialdemokrate, tregon se këto grupe politike nuk bartin përgjegjësi, llogaridhënie dhe përgjegjshmërinë e tyre pran qytetarëve, njofton kumtesa, përcjell lajmi.net.

Po ashtu në njoftim thuhet se kërkojnë nga shefat e grupeve parlamentare që këtë pikë të rendit ta rikthejnë dhe të diskutojnë për ecurinë e një projektit të rëndësishëm për qytetin e Ferizajt.

Mos pjesëmarrja në seanca dhe bojkotimi e tyre janë bërë shprehi tek anëtarët e kuvendeve komunale dhe kjo dukuri duhet që sa më parë të largohet, thuhet në fund të njoftimit. /Lajmi.net/