AVONET: Deputetët po tregohen të papërgjegjshëm

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, si monitorues i Kuvendit të Republikës së Kosovës shpreh shqetësim që deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk tregojnë përgjegjësi që të jenë prezent në seancat plenare, sot me shumë vështirësi po zhvillohen punimet e seancës së Kuvendit në mungesë të deputetëve.

Lajme

02/03/2018 17:14

AVONET, kërkon nga deputetët si përfaqësues të popullit që të tregojnë përgjegjësi ndaj votës që kanë marrë dhe të përfaqësojnë zërin dhe të kontribuojnë në përmisimin e jetës.

Poashtu kabineti i qeverisë Haredinaj nuk janë prezentë në mbledhjen e Kuvendit me përjashtim të katër ministrave.

AVONET, kërkon nga kryetari i Kuvendit të Kosovës z. Kadri Veseli, që të merr masa ndaj kësaj dukurie, që tashmë është bërë shprehi./Lajmi.net/