AVONET: Bechtel & Enka i bën rrugët të pakalueshme

Përmes në kumtese për medie, rrjeti i OJQ-ve AVONET, thotë të jetë thellësisht i shqetësuar me gjendjen e rrugëve të cilat, sipas kumtesës, i bën të pa kalueshme balta e hedhur nga ekskavatorët e kompanisë " Bechtel & Enka" që po e ndërton autostradën "Arbër Xhaferi".

Lajme

31/01/2017 18:59

Kjo kompani, thotë kumtesa e AVONET, nuk po tregohet e përgjegjshme gjatë punimeve.

“Si pasojë e neglizhencës dhe nga mos pastrimi i gomave automjeteve të që punojnë, kompania po i bën rrugët me baltë e cila bashkë me borën pa hequr si duhet, rrezikon seriozisht jetën e qytetarëve”, thotë në fund kumtesa.