Avokati i Ronaldos thyen heshtjen, jep detaje rreth akuzës së rëndë që peshon mbi portugezin

Avokati amerikan, Peter Christiansen, i cili do të mbrojë Cristiano Ronaldon në rastin e pretenduar për dhunimin e një vajze në vitin 2009 në Las Vegas, ka thënë se dokumentet e publikuar në media janë “shpikje të pastra”.

Sport

11/10/2018 08:00

Portugezi ditëve të fundit ka qenë cak i shumë shkrimeve të medieve, jo për paraqitjen e tij te Juventusi, por rreth një historie që daton në vitin 2009.

Policia në Las Vegas po heton Cristiano Ronaldon rreth pretendimeve për dhunimin e modeles Kathyn Mayorga.

“Dokumentet që gjoja përmbajnë deklarata nga z.Ronaldo dhe që janë riprodhuar në shtyp janë shpikje të pastra”, ka thënë avokati, përcjell ‘lajmi.net’.

Avokati ka shtuar se dokumentet janë vjedhur nga një haker dhe një media, e cila në mënyrë të papërgjegjshme i ka publikuar, duke i ndryshuar ato, ose fabrikuar krejtësisht.

Ishte revista gjermane ‘Der Spiegel’ që ka publikuar këto dokumente, që lidhen me tregimin dhe akuzat e modeles Kathryn Mayorga në vitin 2009, që sipas tyre paraqesin një marrëveshje për të mos e zbuluar këtë dhunim.

Sipas ‘Der Spiegel’ modelja ka nënshkruar një marrëveshje 375 000 dollarë që mos ti bëj akuzat e saj publike./Lajmi.net/