Avokati i ri i Popullit merr detyrën: Prioritet, mbrojtja e të drejtave dhe lirive të qytetarëve (Video)

Avokati i deritanishëm i popullit, Sami Kurteshi sot në një ceremoni solemne i ka dorëzuar detyrën e Avokatit të ri të Popullit, Hilmi Jasharit, i cili tha se ka synim ngritjen e besimit në institucionin që ka marrë besimin të drejtojë.

Lajme

06/07/2015 12:39

Ky i fundit tha se prioritet i tij do të jetë mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Avokati i deritashëm i Popullit, Sami Kurteshi tha se ka arritur të përmbush detyrën e tij që të zgjidhë një mori të madhe të lëndeve.

Sami Kurteshi

Ndërsa, nuk e ka konsideruar si betejë të fituar çështjen e emërimit të gjykatësve ndërkombëtar në Kushtetuese, për të cilën tha se nuk ka asgjë personale dhe kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Kurse, avokati i ri i Popullit, Hilmi Jashari tha do të vazhdojë me punët e mbetura por se prioritet do të jetë mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Avokati i Popullit Hilmi Jashari

Ai përmendi edhe çështjen e objektit më të përshtatshëm për Avokatin e Popullit.

YouTube player