Avokati i Popullit, i hapur për ankesa eventuale

Institucioni i Avokatit të Popullit ka njoftuar se do të mbajë të hapura Zyrën Qendrore në Prishtinë dhe zyrat regjionale për ankesat eventuale në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Lajme

19/11/2017 17:36

 

“Zyra Qendrore dhe zyrat regjionale do të jenë të hapura nga ora 07:00 në mëngjes e deri në përmbyllje të procesit të votimit. Qëllimi i mbajtjes hapur të zyrave të Institucionit të Avokatit të Popullit gjatë procesit të votimit, ditën e zgjedhjeve, është pranimi i ankesave eventuale nga qytetarët, përkitazi me pretendimet për shkelje të votës apo cenim a keqpërdorim të të drejtave të garantuara me Kushtetutën e vendit dhe me ligjet në fuqi”, thuhet në njoftimin e Institucionit të Avokatit të Popullit.