Avokati i Popullit do të pranojë ankesat e qytetarëve në ditën e zgjedhjeve

Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP), në përmbushje të misionit gjatë ditës së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë do të mbajë të hapur Zyrën Qendrore në Prishtinë dhe zyrat regjionale, me qëllim të pranimit të ankesave eventuale nga qytetarët për shkelje vote apo keqpërdorim të të drejtave të garantuara me Kushtetutë.

Lajme

10/06/2017 15:34

Adresat e zyrave të IAP-së, janë si në vijim: Zyrën Qendrore në Prishtinë rr. “Migjeni”, nr. 21, si dhe zyrat regjionale në Prizren rr. “Remzi Ademi”, pn., Gjilan rruga “Bulevardi i Pavarësisë” p.n., Pejë rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59, ndërtesa e komunës, kati III, nr. 3, Mitrovicë sheshi Agim Hajrizi, pn., ndërtesa regjionale e administratës tatimore, në Mitrovicën Veriore rr. “Sami Frashëri”, pn., Lagja e boshnjakëve, ndërtesa e ZAK, Ferizaj ndërtesa e komunës në përdhes, Gjakovë rr. “Ismail Qemali”, ish-ndërtesa e Kadastrës, Graçanicë rr. “Car Lazari”.

Zyra Qendrore dhe zyrat regjionale do të jenë të hapura nga ora 07:00 në mëngjes deri në përmbyllje të procesit të votimit. /Lajmi.net/