Avokati i Popullit: 4 mijë euro për 14 telefona

Institucioni i Avokatit të Popullit ndau 4 mijë euro për blerjen e telefonave mobilë.

Lajme

21/04/2018 13:36

Institucioni i Avokatit i Popullit ka ndarë 4 mijë euro dhe pritet që të blejë edhe 14 telefon mobilë

Zyra e Avokatit të Popullit ka iniciuar procedurat e prokurimit për t’u furnizuar me këta telefona.

Për këtë aktivitet të prokurimit Zyra e Avokatit të Popullit ka përdorur procedurën e koutimit të çmimit me kriter çmimin më të ulët.

Kjo zyrë planifikon që për një telefon mobil të paguaj mesatarisht rreth 286 euro.

Sipas njoftimit të publikuar në “e-prokurimi” nga Zyra e Avokatit të Popullit së fundmi kjo zyrë ka bërë disa korrigjime në thirrjen për këtë tender.

Në dhjetorin e vitit të kaluar Institucioni i Avokatit të Popullit kishte shpenzuar mbi 4 mijë euro për blerjen e telefonave mobilë.

Madje ky institucion kishte blerë një telefon mobil “Iphone 6” në vlerë prej 830 eurove./Kallxo.com