Avokati i Ivanoviqit: Të pafajshmit nuk dënohen, presim drejtësi
Ka filluar rigjykimi i udhëheqësit të Iniciativës Qytetare serbe SDP, Oliver Ivanoviq në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Lajme
Avokati i Ivanoviqit, Nebojsha Vlajiq ka thënë se klienti i tij nuk ka të bëjë asgjë më ngjarjet e prillit të vitit 1999 për të cilat akuzohet, shkruan Tanjug.
Ai ka thënë, se për krimin që është bërë atë kohë duhet të ketë drejtësi, por drejtësia nuk është ndëshkim i të pafajshmëve, transmeton lajmi.net.
Oliver Ivanoviq, akuzohet për vrasjen e shqiptarëve në prill të vitit 1999 në jug të Mitrovicës, si dhe për vrasje të shqiptarëve në shkurt të vitit 2000 në veri të këtij qyteti,
Kujtojmë, se rast i Ivanoviqit është kthyer në rigjykim me vendim të Gjykatës së Apelit në Prishtinë, e cila kishte përmbysur vendimin e shkallës së parë të gjykatës në Mitrovicë përmes së cilit ai ishte dënuar me nëntë vjet burgim për krime lufte. /Lajmi.net/