Avokati i Ervis Martinajt tregon se çfarë ndodhi para vrasjes në ish-Bllok

Avokati i Ervis Martinajt ka treguar se para se të ndodhte sherri me armë në biznesin në zonën e ish-bllokut të enjten në Tiranë, klienti i tij dhe Ervin Mata kanë qenë në një tavolinë.

Lajme

08/10/2018 22:07

Sipas avokatit, ata kanë marrëdhënie miqësie dhe të dy janë përpjekur ta shuajnë sherrin.

Por, “gjithçka ndodhi shumë shpejt”, tha avokati në Top Channel.

I pyetur në studio se çfarë diskutimesh ka pasur mes të dyve, avokati tha: “Nuk ka patur diskutime, janë takuar si dy miq dhe janë këmbime fjalësh të zakonshme mes dy miqsh. Atëherë, në momentin kur ka hyrë Martinaj duke njohur Ervin Matën, janë shkëput nga tavolina ku kanë qenë dhe janë ulur së bashku. Kanë qenë të dy bashkë, s’kanë qenë Elvisi me grupin e tij në tavolinë dhe as Ervini me dy personat e tjerë”, tha avokati.

Më pas, ka hyrë Gaxha i revoltuar, ka sharrë, është konfliktuar me Bilon dhe ka ndodhur ngjarja.

Avokati tha se ka qenë prezent kur klienti i tij dha dëshminë për grupin hetimor.

****

Avokati i Ervis Martinajt: Ai dhe i dashuri i Elvana Gjatës kanë raporte të mira, po të mos ishte Popesku…

Avokati i Ervis Martinajt është shprehur mbrëmjen e sotme se klienti i tij dhe Ervin Mata kanë raporte të mira.

Në këtë intervistë, avokati u shpreh se ata të dy janë përpjekur ta shuajnë sherrin. Ai shpjegoi se Martinaj është futur rastësisht në lokal, pas një komunikimi me Popeskun, pronarin e “Monopol”, biznesin ku ndodhi ngjarja.

“Martinaj ka shpjeguar situatën dhe asnjë nga fjalët që kam lexuar në media s’kanë lidhje me fjalët e tij, që e ka dhënë nga spitali. S’ka thënë që ka shkuar për tu deklaruar, por me Ervin Matën, ka deklaruar që s’ka pasur asnjë konflikt, është takuar në mënyrë miqësorë, bashkë edhe me Redi Popeskun. Janë takuar në mënyrë miqësore dhe s’kanë asnjë konflikt. Personi nuk ka një akuzë konkrete të njoftuar, hetimet po kryen për të gjithë personat e përfshirë për vrasje të mbetur në tentativë për Haton dhe Martinajn, pjesa tjetër është për vrasje në rrethana cilësuese, ndoshta për komandon, që më vonë ia kemi mësuar emrin”, tha avokati.

Ervis Martinaj dhe Ervin Mataj kanë bërë përpjekje për të shuar sherrin, por gjithçka ndodhi shumë shpejt, sqaroi.

“Fabiol Gaxha s’ka qenë asnjëherë badigard i Martinajt, ky është mik i ngushtë me djalin e dajës të Martinajt, për shkak të lidhjes me djalin e dajës ka pasur një marrëdhënie të mirë me të, por kishte disa muaj që s’takoheshin. Në lokal s’kanë hyrë bashkë. Ishte nisur me Matën dhe një shokun e tij, ishin nisur për të shkuar në bar Bili*** që ndodhet përballë Monoplit, por kur parkuan makinën kanë kontaktuar me Popeskun që ishte në krye të shkallës, me të kanë lidhje miqësore. Në bisedë me atë kanë biseduar ‘ke humbur, s’ke pirë një kafe”. Nëse s’do ishte ky episod do ishte te Bilion…”, tha ai.

“Me Fabian Gaxhën ka hyrë edhe dikush tjetër në lokal që Ervis Martinaj se ka njohur dhe nuk e di kush është”, deklaroi.

Elvana gjata molla e sherrit?

Kësaj pyetje avokati, iu përgjigj: “Në dijeninë time s’ka një sherr të tillë (mes Martinajt dhe Matajt). Asnjë lloj sherri s’ka pasur mes Ervis Martinajt me Ervin Matajn”, tha avokati.