Avokati amerikan djeg veten duke protestuar ndryshimet klimatike – Lajmi.net
Avokati amerikan djeg veten duke protestuar ndryshimet klimatike
Autori: Lajmi.net BotaLajme 12:03, 15 April 2018
Një avokat i mirënjohur amerikan ka vdekur pasi ka djegur veten në një park në Nju Jork në shenjë proteste kundër ndryshimeve klimatike.

Trupi i David Buckel, 60 vjeçar është gjetur në një park në Brukllin.

Përmes një letre pasi ka kryer vetëvrasje ai ka thënë se ka djegur veten duke përdorur karburante për të simbolizuar siç ka thënë dëmin që po i bëjnë njerëzit, botës.

Ai ka thënë se shumë persona marrin ajër të keq dhe disa prej tyre përballen me vdekje të hershme.

Buckel është njohur për punën e tij në të drejtat e komunitetit LGBT, ndërsa më vonë është angazhuar në shumë grupe për mbrojtjen e ambientit.

“Vdekja ime e hershme me karburante reflekton atë që po i bëjmë vetes”, ka shkruar ai./REL

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bike Rivals
  • Play World Soccer Champion
  • Play Stealth Sniper
  • Play iStunt 2