Avokatët mbrojtës besojnë në pafajësinë e ‘Grupit të Drenicës’

Avokati i Sahit Jasharit, Tahir Rrecaj beson se klienti i tij bashkë me Sylejman Selimin, Sami Lushtakun, Sabit Gecin, Jahir Demakun, Ismet Haxhën e Avni Zabelin do të shpallen të pafajshëm lidhur me akuzat për krime lufte. “Unë besoj gjithmonë në aspektin profesional se aktgjykimi do të jetë një aktgjykim lirues”, tha Rrecaj. Ai në…

Lajme

26/05/2015 22:08

Avokati i Sahit Jasharit, Tahir Rrecaj beson se klienti i tij bashkë me Sylejman Selimin, Sami Lushtakun, Sabit Gecin, Jahir Demakun, Ismet Haxhën e Avni Zabelin do të shpallen të pafajshëm lidhur me akuzat për krime lufte.

“Unë besoj gjithmonë në aspektin profesional se aktgjykimi do të jetë një aktgjykim lirues”, tha Rrecaj.

Ai në emisionin Zona B të Klan Kosovës tha se prokuroria ka dështuar të vërtetojë ekzistencën e qendrës së ndalimit në Likoc, ku ata ngarkohen se kanë kryer krime.

“Në të ashtuquajturën qendër të ndalimit apo në burgun e Likocit, i cili nuk ka ekzistuar asnjë herë dhe prokurorët nuk kanë arritur, pra kanë dështuar që ta verifikojnë se një qendër e tillë ndalimi ose paraburgimi ka ekzistuar”, tha ai.